Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka njoftuar se aktualisht në vend janë aktive 17 vatra zjarri në disa qarqe, duke përfshirë zona me rrezik të lartë si Delvina, Konispoli, Berati, Dimali dhe Bërzhita.
Rreth 1000 forca mes të cilëve ushtarakë, zjarrfikës dhe punonjës civilë – janë angazhuar në operacionin për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Në terren po veprojnë edhe pesë helikopterë të Forcës Ajrore.
Operacionet po koordinohen nga Shefi i Shtabit të Ushtrisë në bashkëpunim me prefektët dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Ministri bëri të ditur se janë neutralizuar nëntë vatra zjarri, të cilat po mbahen nën vëzhgim për shkak të rrezikut të riaktivizimit.