Dita e sotme është e fundit ku deputetët do të mblidhen për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.
Nëse nuk do të arrihet edhe sot, atëherë deputetët nuk kanë të drejtë që të mblidhen për dy javë, sipas një mase të përkohshme që nxori Gjykata Kushtetuese.
Ditën e djeshme në Kuvend morën pjesë edhe ambasadorë të vendeve perëndimore me shpresën që do të arrihej konstituimi.
Deputetët perëndimorë dolën të zhgënjyer nga seanca dhe paralajmëruan politikanët kosovarë se po hyhet në një territor të panjohur.









