Vatra e zjarrit në malin e Dukatit vazhdon të jetë aktive. Në terren ndodhen forca të shumta zjarrffikëse, si dhe po punohet edhe me mjete rrethanore për të shuar flakët.
Gjithashtu aktive është edhe vatra e zjarrit në Delvinë. Gjatë orëve të natës zjarri u përhap edhe drejt Borshit. Rreth 2 mijë banorë janë evakuuar dhe rreth 11 banesa janë djegur.
Ndërsa shefi i komisariatit të Delvinës, Agim Trociu pësoi djegie dhe ndodhet në spitalin e QSUT në Tiranë. Gjithashtu edhe tre persona kanë pësuar djegie dhe kanë marrë ndihmë mjekësore.