-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vlora pa energji prej orësh, ndërprerja prek edhe Lungomaren turistike

Kryesoret

Prej disa orësh, Vlora po përballet me mungesë të energjisë elektrike në disa zona të qytetit, përfshirë edhe Lungomaren, ku në këtë periudhë ka fluks të lartë turistësh.

Sipas burimeve, ndërprerja është shkaktuar nga një avari në rrjetin elektrik, por deri tani nuk ka asnjë afat zyrtar për rikthimin e energjisë. Më të prekurat janë bizneset përgjatë bregdetit, të cilat po punojnë në kushte të vështira për shkak të varësisë që kanë nga energjia elektrike.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar për situatën apo për kohën kur pritet të rregullohet defekti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit