Mirlind Daku tregoi sot vlerën e tij ndaj Zenit Shën Petersburg, duke i dhënë një “mësim” skuadrës që gjatë verës nuk pagoi shumën e kërkuar nga Rubin Kazan për transferimin e tij. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi në minutën e 90-të për të vulosur barazimin 2-2 në një ndeshje emocionuese.
Pavarësisht se luajti me “tapë në vesh” pas një goditjeje, Daku ishte aktiv dhe kërkues për gol gjatë gjithë ndeshjes. Zeniti kaloi dy herë në avantazh në pjesën e parë, por Rubin arriti të rikthehej falë golave të Hoxhaj dhe më pas Dakut në fund.
Ky ishte goli i parë i Dakut në këtë sezon të kampionatit rus, që i siguroi Rubin Kazanit një pikë të çmuar kundër një prej superfuqive të futbollit në Rusi.