Situata po përballet me një situatë mjaft të vështirë nga zjarret. Gjendja më e rëndë paraqitet në Jug. Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook shkruan se strukturat janë në gatishmëri në këtë kohë të vështirë zjarresh në gjithë Europën Mesdhetare.
“Mirëmëngjes 😊dhe me falënderimin me respekt për çdo efektiv të Forcave të Armatosura e të Policisë së Shtetit po ashtu, me një veçim plot admirim për shefin e policisë së Delvinës, Agim Troci që shpëtoi jetë duke rrezikuar të tijën, si edhe zjarrfikës, forca të Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile, të cilën janë në gatishmëri në këtë kohë të vështirë zjarresh në gjithë Europën Mesdhetare, ju uroj të diel të mbarë” shkruan Rama.









