Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të shtunë në plazhin e Qerretit, ku një 42-vjeçare nga Çekia ka humbur jetën teksa po lahej në det.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, kur turistja u mbyt aksidentalisht, sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në terren dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e sakta që çuan në këtë humbje jete.
Ende nuk dihen detaje të plota nëse mbytja ka ardhur për shkak të dallgëve, ndonjë problemi shëndetësor, apo faktorëve të tjerë.