Kërkimet për 57-vjeçarin portugez Antonio Manuel Antunes Gonçalves, i cili ka humbur kontaktet me miqtë e tij pasditen e djeshme, vijojnë ende.
Gonçalves, i cili ndodhej për turizëm në Sarandë, ishte pasditen e së dielës në afërsi të lagunës “Buka e Vivarit”, ku po drekonte me miqtë.
Pas drekës, ai është ngritur dhe ka hyrë në det për të notuar, por që nga ai moment nuk është parë më.
Një skaf i Policisë Kufitare të Sarandës ka dalë në kërkim, ndërkohë që kërkimet po kryhen edhe nga toka nga efektivë të Komisariatit të Policisë Sarandë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për gjetjen e tij.