Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masat e sigurisë të caktuara ndaj Jonaid Myzyrit, kreut të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPP).
Pas ankimimit të Myzyrit, gjyqtarja Igerta Hysi ka vendosur të ruajë masën e pezullimit nga detyra dhe atë të detyrimit për t’u paraqitur në polici.
Vendimi i Apelit mbështet dy vendime të mëparshme të Gjykatës së Posaçme, të datuara 30 qershor dhe 4 korrik 2025, të cilat kishin caktuar masat ndaj Myzyrit për shkak të hetimeve që po zhvillohen ndaj tij.
Ky vendim do të mbahet në fuqi deri në zhvillimin e procedurave të mëtejshme.
/5pyetjet.al