Sot shtatë kandidatët për postin e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) do të kalojnë fazën përfundimtare të garës, një intervistë përpara një paneli të përbërë nga kreu i SPAK, Altin Dumani, dhe prokurorët Arben Kraja dhe Behar Dibra.
Pas 7 fazave të testimit, përfshirë testet logjike dhe poligrafin, kandidatët do të intervistohen individualisht.
SPAK pritet të bëjë publike renditjen e kandidatëve dhe rezultatet e testimeve, pas të cilave do të vazhdojë me verifikimin e figurës morale dhe pasurisë.
SPAK do të propozojë një emër për miratim nga Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
BKH është një strukturë thelbësore në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe drejtuesi i saj pritet të ketë një ndikim të madh në efektivitetin e hetimeve të ardhshme.