Komisari Agim Troci, prej 3 ditësh ndodhet në spital pasi pësoi djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në trup. Ai duke ndihmuar një fëmijë dhe të moshuar pësoi lëndime në trup gjatë zjarreve në Delvinë.
“Gjeta një kovë të vogël me ujë laga bluzën thashë të mos asfiksohem. U çoj lokacionin kolegëve. Telefonat mu bllokuan nga nxehtësia. U ula u mendova. Ishte moment i vështirë mendova fëmijët dhe familjen. Kam vrapuar 100 metra për të gjetur zjarrfikësen ku e lashë, por nuk e gjeta. Kishte shumë tym dhe blozë, kam rënë pa ndjenja”, tha Troci.
Ai u shpreh se mezi pret që të kthehet në punë dhe ti shërbejë njerëzve.
“Kam më shumë se 2500 mesazhe në telefon. Jam ndjerë mirë. Vizita nga e gjithë Shqipëria. Por sinqerisht nuk kam bërë asgjë për të marrë këtë protagonizëm. Njerëzit duhet të veprojnë me zemër. Zemra nuk të lë të gabosh asnjëherë. Unë mezi pres të kthehem në punë”, tha Troci në Top Channel.