-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prefekti Jole: Ndërhyrje intensive për shuarjen e zjarrit në Parkun e Prespës

Kryesoret

Prej orëve të para të mëngjesit forcat zjarrfikëse të bashkisë Pustec, stafi i Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura dhe efektivë të ushtrisë po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit në Parkun Kombëtar të Prespës.

Prefekti i Qarkut Korçë Nertil Jole, njoftoi se operacioni ka nisur që në orën 05:00 të mëngjesit dhe po vijon me angazhim maksimal.

“Terreni i thepisur dhe prezenca e disa vatrave aktive e bëjnë ndërhyrjen sfiduese,” tha Jole, duke theksuar se forcat e emergjencës po bëjnë gjithçka për të parandaluar përhapjen e flakëve në pjesët ende të paprekura të parkut.

Synimi kryesor i autoriteteve është që gjatë ditës së sotme të neutralizohen plotësisht të gjitha vatrat aktive, në mënyrë që të mbrohet biodiversiteti dhe zona e mbrojtur e Parkut Kombëtar të Prespës, një prej pasurive më të mëdha natyrore të Shqipërisë.

Prefekti Jole falënderoi të gjitha forcat për angazhimin dhe bëri thirrje për vigjilencë të shtuar, ndërsa hetimet për shkaqet e zjarrit vazhdojnë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit