Maturantët që kaluan me sukses provimet e Maturës Shtetërore tani mund të aplikojnë për studime të larta në portalin UAlbania.
Aplikimet janë të hapura nga data 29 korrik deri më 3 gusht dhe janë të disponueshme për të gjithë ata që duan të ndjekin programe studimi në universitetet publike dhe private të Shqipërisë.
Kandidatët kanë mundësinë të përzgjedhin deri në 10 programe studimi, bazuar në preferencat e tyre akademike.
Pas përfundimit të aplikimeve, në fund të gushtit do të shpallen kandidatët fitues, të cilët do të mund të regjistrohen në një nga 40 institucionet e arsimit të lartë.
Për ata që nuk arrijnë të sigurojnë një kuotë në raundin e parë, mund të aplikojnë për raundin e dytë, që do të hapet nga data 20 deri në 22 shtator.