Një 55-vjeçar nga fshati Oreshkë, L. N., është identifikuar si viktima që u gjet i mbytur në lumin Drini i Zi në Kukës.
Ai vuante nga probleme shëndetësore mendore dhe ishte raportuar i humbur nga familjarët në datën 27 korrik, kur kishin humbur çdo kontakt me të.
Policia ka konfirmuar se trupi i pajetë përkon me identitetin e L. N., dhe po heton për të zbardhur më tej rrethanat e ngjarjes.









