Kryeministri britanik, Keir Starmer deklaroi se Mbretëria e Bashkuar do të njohë shtetin palestinez në OKB në muajin shtator, nëse nuk arrihet një marrëveshje për armëpushim.
Në lidhje me këtë ka reaguar ministria e jashtme izraelite ku shprehet se një hap i tillë “do të përbënte një shpërblim për Hamasin”.
Gjithashtu ministria thekson se njohja e shtetit palestinez në këtë fazë do të dëmtonte përpjekjet për të vendosur armëpushim në Rripin e Gazës.


                                    





