Rey Manaj është larguar nga Sivasspor, për të vazhduar karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe, te skuadra e Sharjah.
Manaj me anë të një postimi ka përshëndetur tifozët e skuadrës turke, si dhe u shpreh se askush nuk mund të njollosë marrëdhënien mes tyre. Ai shton se ka duruar shumë dhe nuk ka folur vetëm për hir të tifozëve.
“Të dashur tifozë të Sivasspor-it, ju tani jeni më shumë se thjesht tifozë, jeni familja ime dhe gjithmonë do të jeni. Kemi ndarë momente me të vërtetë të veçanta, që askush nuk mund t’i marrë prej nesh, askush nuk mund të njollosë atë që kemi arritur.
Gjithmonë kam preferuar të mos flas shumë, edhe në momentet më të vështira, për hirin tuaj dhe për dashurinë tuaj pa kushte. Kam duruar shumë gjëra që nuk janë bërë siç duhet ndaj meje, por nuk është koha për këtë. Vetëm dijeni se kam qenë besnik ndaj jush nga dita e parë deri në të fundit, dhe gjithmonë do të jem.
34 gola dhe 11 asistime në dy sezone, kemi festuar së bashku, t’ju shihja të lumtur është gjëja më e bukur që më ka ndodhur. Faleminderit për gjithçka, nuk do t’ju harroj kurrë”, shkruan Manaj.