Pasditen e sotme reshje të dendura shiu kanë rënë në Kukës. Reshjet e shiut kanë sjellë grumbullimin e ujërave në sipërfaqe dhe në disa segmente ruge janë mbledhur materialet inerte.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në akset malore si ato të Shishtavecit, Bushtricës dhe Qafës së Malit, ku ka prezencë të rënies së gurëve dhe rrëshqitje të materialeve inerte në rrugë.