Një sulm i armatosur ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në një ndërtesë shumëkatëshe në zonën Midtown të Manhattanit ku katër persona humbën jetën përfshirë një oficer të Policisë së Nju Jorkut.
Autori i identifikuar si Shane Devon Tamura 27 vjeç, hyri në godinën e biznesit i armatosur me një pushkë tip MR dhe hapi zjarr në hollin e ndërtesës dhe më pas në katet e sipërme.
Ngjarja shkaktoi një situatë kaotike, me kalimtarët që vrapuan për t’u strehuar dhe punonjësit që improvizuan mbrojtje duke përdorur mobilje për të bllokuar dyert.
Pas aktit, autori ka kryer vetëvrasje. Mes viktimave është edhe oficeri i Policisë së Nju Jorkut Didarul Islam, i cili po shërbente si punonjës sigurie në momentin e sulmit.
Identiteti i tre viktimave të tjera nuk është bërë ende i njohur, dhe motivet e aktit të dhunshëm ende mbeten të paqarta.