Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se do të shkurtojë afatin Moskës në 10 deri në 12 ditë për të ndalur luftën në Ukrainë.
Zëdhënësi i Kremlinit u shpreh se e kanë marrë parasysh deklaratën e Trump.
“E kemi marrë parasysh deklaratën e djeshme të presidentit Trump. Operacioni i posaçëm ushtarak vazhdon.”, tha Dmitry Peskov.
Ai shtoi se Rusia mbetet e angazhuar në procesin e paqes për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.