-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokatët e Beratit kundër Kodit Penal të ri: Rrezikon profesionet e lira

Kryesoret

Dhoma e Avokatisë në Berat ka reaguar ashpër kundër miratimit të Draft-Kodit të ri Penal, duke e cilësuar atë si kërcënim serioz për profesionet e lira në vend.

Në një deklaratë publike, Sekretari i Dhomës, Av. Erion Ismailaj, thekson se drafti cënon drejtpërdrejt punën e avokatëve, kontabilistëve, përkthyesve, ekspertëve dhe profesionistëve të tjerë të pavarur. Sipas tij, propozimet ligjore kriminalizojnë shpërblimin profesional, rrezikojnë pavarësinë e profesionit dhe hapin rrugën për ndjekje penale ndaj këshillimit ligjor.

Ndër shqetësimet kryesore përmendet edhe mungesa e një konsultimi publik dhe përjashtimi i profesionistëve nga procesi i hartimit të kodit. “Ky draft nuk është një reformë për drejtësi, por një sulm ndaj shtetit të së drejtës dhe pavarësisë profesionale,” përfundon Ismailaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit