Në fshatin Kopaçez të njësisë Vergo, Bashkia Delvinë, ka vijuar edhe sot aksioni për pastrimin e territorit pas zjarreve të rënda që prekën zonën.
Ekipet e Drejtorisë së Shëndetit Publik dhe Veterinarisë kanë evidentuar deri tani 16 bagëti të djegura – 9 dhi dhe 7 dele – të cilat janë groposur sipas rregullave dhe zonat përreth janë dezinfektuar për të shmangur rrezikun nga ndonjë infeksion i mundshëm.
Autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e banorëve për të raportuar raste të tjera, ndërsa paralajmërojnë që të shmanget lëvizja në zonat e prekura derisa të përfundojë pastrimi i plotë.