-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryetari i parlamentit izraelit: Nëse doni shtetin palestinez, krijojeni në Paris dhe Londër

Kryesoret

Amir Ohana, kryetari i parlamentit të Izraelit, në një fjalim në Gjenevë, i bëri thirrje vendeve si Franca dhe Britania që po shqyrtojnë njohjen e shtetit palestinez, që ta krijojnë atë në kryeqytetet e tyre, duke mos “shpërblyer Hamasin” pas ngjarjeve të 7 tetorit.

Ohana tha se njohja e një shteti palestinez në këto rrethana do të çojë vetëm në më shumë dhunë kundër izraelitëve dhe hebrenjve, dhe se lufta e Izraelit do të sjellë paqen. Ai u bëri thirrje homologëve të tij të “mbrojnë të vërtetën kundër propagandës” dhe të qëndrojnë “në anën e duhur të historisë”.

Gjatë fjalimit, deputetët nga Irani, Jemeni dhe Autoriteti Palestinez braktisën sallën. Franca dhe Britania kanë paralajmëruar se mund të njohin shtetin palestinez nëse situata në Gaza nuk përmirësohet deri në shtator.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit