Kryeministri Edi Rama në rrjetin e tin social ka publikuar pamjet nga kantieri i punimeve në hyrje të qytetit të Shkodrës.
Rama shprehet se po punohet për zgjerimin e rrugës dhe ndërtimin e këmbëve të urës së re të Bahçallëkut.
“Kantieri i punës në hyrje të qytetit të Shkodrës nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallëkut, ku krahas zgjerimit të rrugës, puna është përqendruar në ndërtimin e këmbëve të urës së re të Bahçallëkut, një investim i rëndësishëm infrastrukturor i qeverisë që i jep qendrës së veriut një hyrje dinjitoze”, shkruan Rama.









