Shkëndija e Tetovës ka bërë historinë në Ligën e Kampionëve duke mposhtur Steauan e Bukureshtit 1-2 në transfertë, duke kaluar në turin e tretë kualifikues dhe njëkohësisht duke siguruar grupet e një kompeticioni europian për sezonin 2025/26.
Pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë, ekipi tetovar e mbyll me shifrat totale 3-1. Skuadra rumune shënoi e para me Cisotin në minutën e 28-të, por Shkëndija reagoi menjëherë me barazimin e Liridon Latifit në të 33-ën.
Goli i madh i kualifikimit u shënua nga Krstevski në minutën e 87-të, duke i dhënë ekipit të Jeton Beqirit një arritje të jashtëzakonshme.