-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërmet i fortë me magnitudë 8.8 ka goditur Rusinë, alarm për cunami

Kryesoret

Një tërmet i fortë me magnitudë 8.8 ballë ka goditur në orët e para të mëngjesit Gadishullin Kamchatka të Rusisë.

Ky tërmet ka shkaktuar një cunami në Rusi dhe Japoni dhe ka nxitur paralajmërime emergjente për qytetarët e pothuajse të gjitha vendeve që kufizohen me oqeanin.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) fillimisht raportoi një tërmet prej 8.0 ballë, pastaj e rishikoi vlerësimin e tij lart në 8.7 dhe së fundmi në 8.8. Dridhja u regjistrua në një thellësi prej 20.7 kilometrash, në zonën detare rreth 126 kilometra nga kryeqyteti i rajonit Kamchatka, në Lindjen e Largët Ruse.

Sipas shkencëtarëve nga shërbimi gjeofizik i Akademisë Ruse të Shkencave, ky është tërmeti më i fuqishëm i regjistruar në këtë zonë që nga viti 1952.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit