Një shpërthim vullkanik ka ndodhur në Klyuchevskaya Sopka, vullkani më i lartë dhe një prej më aktivëve në Euroazi, menjëherë pas një tërmeti me magnitudë 8.8 ballë që goditi rajonin Kamchatka në lindje të largët të Rusisë.
Tërmeti i fuqishëm ka shkaktuar alarm për cunami jo vetëm në Rusinë lindore, por edhe në vende si SHBA, Japonia dhe disa të tjera në Paqësorin verilindor.
Autoritetet monitorojnë situatën dhe paralajmërojnë banorët për masat e nevojshme.