Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, në një mbledhje me strukturat e partisë në Prishtinë, kritikoi opozitën për dështimin në konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se “as nuk po shtyhen, as nuk po ngrehen”.
Ai tha se problemi i opozitës nuk është kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare Kuvendi, por humbja e mbështetjes popullore dhe ndërprerja e “përfitimeve të paligjshme” që, sipas tij, qeverisja aktuale ua ka ndalur.
Kurti nuk komentoi akuzat për përfitime nga familjarë të deputetëve të VV-së, por u shpreh se “ajo politikë e vjetër s’kthehet më” dhe se qeverisja e tij do të vazhdojë me të njëjtin zotim për ndryshim.