Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar ashpër pas publikimit të pamjeve nga Prizreni, ku statuja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu është ngjyrosur me të verdhë.
Shehu e cilëson këtë si një akt vandal dhe provokim të ulët ndaj identitetit dhe historisë shqiptare.
Sipas tij, ky është një sulm i qëllimshëm ndaj vlerave kombëtare që përfaqëson figura e Skënderbeut, të cilin e quan simbol të bashkimit dhe përkatësisë europiane të shqiptarëve.
Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje për autorët apo motivet e këtij akti.









