-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtëpia e Bardhë do të ndërtojë sallë të re pritjeje, investim 200 milionë dollarë

Kryesoret

Administrata e presidentit Donald Trump ka njoftuar nisjen e ndërtimit të një salle të re pritjeje në krahun lindor të Shtëpisë së Bardhë.

Projekti, që do të fillojë në shtator, do të kushtojë rreth 200 milionë dollarë dhe do të financohet nga Trump dhe donatorë privatë.

Salla e re do të ketë kapacitet për 650 të ftuar, gati trefish më shumë se salla aktuale “East Room”, e përdorur për ngjarje zyrtare.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë bëri me dije se stafi aktual do të zhvendoset përkohësisht gjatë punimeve. Trump ka shprehur më parë pakënaqësi për mungesën e hapësirës për eventet në Shtëpinë e Bardhë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit