Aktorja e suksesshme Cemre Baysel iu nënshtrua një operacioni për të hequr nje tumor që po rritej me shpejtësi në gjoks gjatë vitit të kaluar.
Ajo ndau një postim nga dhoma e saj e spitalit, duke i informuar dhe qetësuar ndjekësit e saj.
“Një tjetër operacion. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Le të mbetet kjo një kujtim këtu.”, shkroi Baysel në krah të fotove.
Ajo thuhet se kishte një tumor në gjoks për rreth tetë vjet dhe vendimi për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale u mor pasi masa ishte rritur së fundmi. Tani është në gjendje të mirë shëndetësore.