-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anija ushtarake turke ndalon në Durrës, vizitë në kuadër të misionit të NATO-s

Kryesoret

Ditën e sotme ka ndaluar në Portin e Durrësit “TCG Sancaktar”, anija desantuese e dytë e klasit Bajraktar, pjesë e flotës ushtarake turke dhe forcave të Aleancës. Anija është ndalur aty në kuadër të vizitës së misionit NSPA të NATO-s. Kjo anije ka marrë pjesë në një sërë misonesh të rëndësishme.

“TCG Sancaktar” është një anije strategjike që fuqizon kapacitetet amfibe dhe mbështetjen logjistike të Turqisë në Mesdhe dhe më gjerë. Pajisjet e saj të avancuara të mbrojtjes dhe armamentit e bëjnë një aset të rëndësishëm në operacione të mundshme marine ose humanitare.

Anija është ndërtuar në vitin 2016 në kantierin Anadolu (ADIK) dhe ka një gjatësi rreth 139 m dhe kapacitet mbajtës deri në 1,180–1,200 tonë ngarkesë, ku mund të akomodohen deri 18–20 tanke apo 24 automjete të blinduara dhe deri në rreth 350 forca të vendosura mbi bord.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit