Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas publikimit të një bisede të afërt me një vajzë misterioze, e cila i shpreh ndjenjat dhe dëshirën për martesë.
Mesazhet e saj, si “Më mungon” dhe “Thashë PO, pa më pyetur”, kanë bërë që ndjekësit të spekulojnë për një kapitull të ri dashurie në jetën e artistit.
Edhe pse identiteti i vajzës nuk dihet ende, fansat janë të bindur se Blero mund të jetë afër një fejese apo martese të re.
Këngëtari vetë nuk ka konfirmuar asgjë, por duket se po përjeton një periudhë të veçantë në jetën personale.