Kreu i FSHF-së Armand Duka me anë të një postimi ka reaguar pas fitores së dy ekipeve shqiptare, Egnatias dhe Dinamnos. Duka ka uruar suksese të tjera ekipeve shqiptare.
“Kjo është një arritje e rëndësishme për futbollin shqiptar, që rrit kredibilitetin e klubeve tona dhe forcon imazhin e kampionatit tonë. Uroj që ky rrugëtim të vazhdojë edhe më tej me suksese të tjera.Ndërkohë, Vllaznia meriton gjithashtu respekt për paraqitjet e saj. E eliminuar vetëm në kohën shtesë, tregoi karakter dhe garoi me dinjitet. Koha për të reflektuar dhe për t’u përgatitur për sezonin e ri, me të njëjtin pasion dhe ambicie”, shprehet Duka.