-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dumfris qëndron te Interi, Barcelona tërhiqet për shkak të problemeve financiare

Kryesoret

Denzel Dumfris pritet të vazhdojë aventurën e tij me Interin, pasi klauzola prej 25 milionë eurosh për largimin e tij skadoi më 31 korrik.

Edhe pse Barcelona kishte shfaqur interes serioz për mbrojtësin holandez, situata financiare e vështirë e klubit katalanas pengoi finalizimin e marrëveshjes.

Negociatat kishin nisur prej muajsh me ndërmjetësimin e agjentit Horge Mendez, sidomos pas paraqitjeve të mira të Dumfrisit ndaj Barcelonës në Champions League.

Megjithatë, klubi spanjoll nuk mund të regjistrojë lojtarë të rinj pa bërë më parë largime nga skuadra, duke e pamundësuar kështu transferimin.

Për rrjedhojë, Dumfris do të mbetet pjesë e Interit edhe për sezonin e ardhshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit