Muaji gusht ka nisur me një rritje të ndjeshme të hyrjeve turistike në Portin e Vlorës. Vetëm gjatë mëngjesit të sotëm, dy tragetet e linjës Vlorë–Brindisi–Vlorë kanë sjellë 1,400 pasagjerë dhe 376 automjete drejt bregdetit shqiptar.
Për të përballuar fluksin, autoritetet portuale kanë vendosur në funksion 10 sportele për përpunimin e dokumentacionit dhe kontrollin kufitar, duke shmangur radhët dhe vonesat.
Ky numër i lartë vizitorësh konfirmon pritshmëritë për një sezon turistik të suksesshëm, duke e renditur Vlorën si një ndër destinacionet më të preferuara të këtij viti.