Në Piken e Kalimit Kufitar të Kakavijës është vënë re një fluks i shtuar i emigrantëve që po kthehen në Greqi pas festave të fundvitit.
Sipas burimeve nga autoritetet shqiptare dhe greke, pala shqiptare po operon me katër sportele, ndërsa pala greke ka në dispozicion vetëm dy.
Sipas emigrantëve, ky është një fenomen që ndodh çdo vit dhe shkaktohet nga mbërritja e njëkohshme e qytetarëve pranë doganës, duke i shtuar problemet e pritjes.
Ata shprehin shqetësim për vonesat e gjata dhe kërkojnë zgjidhje të shpejtë, pasi situata duket se nuk ka ndryshuar nga vitet e mëparshme.
Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve për të përballuar fluksin, qytetarët janë të shqetësuar dhe kërkojnë më shumë sportele dhe përmirësime në procesin e kalimit për të shmangur këtë problematikë që ka prekur shumë emigrantë gjatë periudhave të ngjeshura si kjo.









