Pas disa orësh kërkimesh, polumbarët e Njësisë Speciale RENEA gjetën dhe nxorrën nga lumi Mat trupin e pajetë të peshkatarit 68-vjeçar Ded Qoku, i cili u raportua i zhdukur paraditen e sotme.
Ai dyshohet se u mbyt pasi hyri në ujë pranë Urës së Zogut për të hedhur rrjetat dhe nuk doli më.
Hetimet për rrethanat vazhdojnë.