Një ngjarje e rrallë ka ngjallur interes global në fushën e mjekësisë: një foshnjë ka ardhur në jetë pas një procedure suksesi me një embrion të ngrirë për 30 vite.
Ky embrion, ruajtur në kushte laboratorike që nga viti 1994, u transferua në trupin e nënës së foshnjës në vitin 2024.
Çifti nga Ohio, Lindsey dhe Tim Pierce, ndanë emocionet e tyre për një moment që duket si nga një film shkencor.
Pas shumë përpjekjesh për të pasur fëmijë, ata vendosën të përdorin embrionin e një gruaje që e kishte krijuar dekada më parë. Sot, djali i tyre është i shëndetshëm dhe plot jetë.
Mjekët e përfshirë në këtë rast nënvizojnë se kjo arritje dëshmon sigurinë dhe qëndrueshmërinë e teknikave të ruajtjes së embrioneve me azot të lëngshëm, duke hapur rrugën për zhvillime të reja në planifikimin familjar dhe fertilitet.