Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2024, Shqipëria renditet ndër vendet me financimin më të ulët për kërkimin shkencor dhe zhvillimin universitar në Europë.
Drejtoresha e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike Lili Sula, deklaroi se buxheti i qeverisë për këtë sektor është vetëm 0.19% e PBB-së, ndërsa fondet reale për kërkimin shkencor janë edhe më të ulëta, rreth 0.06% të PBB-së.
Sula kritikoi qeverinë për mungesë vëmendjeje ndaj sektorit akademik dhe për politikat që, sipas saj, ushqejnë presion dhe shantazh ndaj profesorëve dhe stafit kërkimor.
Ajo theksoi se Shqipëria mbetet prapa vendeve të BE-së, ku investimet në kërkim arrijnë mesatarisht 0.71% të PBB-së, dhe paralajmëroi se ky nënfinancim po dëmton seriozisht zhvillimin e qëndrueshëm dhe konkurrueshmërinë.