Spanja dhe Gjermania kanë nisur dërgimin e ndihmave humanitare me avion drejt Rripit të Gazës.
Spanja hodhi 12 ton ushqime, ndërsa Gjermania 14 ton furnizime ushqimore dhe mjekësore, në një operacion të koordinuar nga Jordania.
Autoritetet spanjolle kërkojnë që Izraeli të hapë kalimet tokësore për të lehtësuar hyrjen e ndihmave.
Ministria gjermane e Mbrojtjes thekson nevojën urgjente për ushqim dhe ilaçe për popullsinë civile në Gaza dhe angazhimin për të mbështetur rajonin në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare.