Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Kafaraj.
Një automjet është përplasur me një motorr, dhe si pasojë drejtuesi i motorrit ka mbetur i lënduar.
I lënduari është transportuar në Spitalin Rajonal Fier, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje janë prezente forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkakut të aksidentit dhe menaxhimin e trafikut.