Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani zhvilloi një takim me Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes David A. Baker ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes mes dy vendeve.
Pas këtij takimi, zyrtari amerikan do të zhvillojë një tjetër takim me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës Ejup Maqedonci, në një ceremoni zyrtare në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes.
Kjo vizitë nënvizon angazhimin e përbashkët për avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës dhe forcimin e marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që konsiderohen si një nga partnerët kryesorë në këtë sektor.
Ministria e Mbrojtjes ka ftuar përfaqësuesit e mediave të ndjekin ceremoninë, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit dypalësh.