Përmbytje të mëdha janë krijuar në provincën veriore vietnameze të Dien Bien, ku si pasojë kanë humbur jetën 14 persona dhe janë zhdukur mijëra të tjerë.
Shirat e dendur të së enjtes në mbrëmje shkaktuan rritje të ndjeshme të niveleve të lumenjve, duke çuar në përmbytje në zonat e ulëta dhe rrëshqitje të papritura të dheut në fshatrat malore.
Përmbytjet kanë ndërprerë gjithashtu transportin dhe energjinë elektrike në disa zona. Ndërsa përpjekjet e shpëtimit po pengohen nga shirat e rrëmbyeshëm që vazhdojnë.