Për shkak të krizës së rëndë të ujit, autoritetet iraniane kanë mbyllur të gjitha tualetet publike në Teheran, përfshirë edhe ato në stacionet e metrosë.
Furnizimi me ujë është ndërprerë deri në 48 orë në shumë qytete, ndërsa temperaturat shkojnë deri në 50°C dhe ndërprerjet e energjisë elektrike e bëjnë të pamundur përdorimin e kondicionerëve.
Presidenti Masoud Pezeshkian e ka quajtur situatën një “katastrofë natyrore” dhe paralajmëron për përkeqësim të mëtejshëm.
Qeveria po shqyrton masa emergjente për kursimin e burimeve, përfshirë reduktimin e ditëve të punës dhe mbylljen e përkohshme të qyteteve.