-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbretëria e Bashkuar pranon deri në 300 fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor

Kryesoret

Deri në 300 fëmijë nga Gaza mund të dërgohen në Mbretërinë e Bashkuar për trajtim mjekësor në një iniciativë humanitare që pritet të njoftohet zyrtarisht brenda javësh, raporton Sunday Times.

Çdo fëmijë do të shoqërohet nga një prind ose kujdestar ligjor dhe, nëse nevojitet, nga motrat ose vëllezërit e tyre.

Para nisjes, Ministria e Brendshme britanike do të kryejë kontrolle biometrike për të gjithë personat e përfshirë.

Kjo nismë synon të ndihmojë civilët palestinezë, veçanërisht fëmijët e plagosur apo ata me nevoja të veçanta mjekësore, ndërsa konfliktet në Gaza vazhdojnë.

Ajo zhvillohet paralelisht me projektin privat të organizatës bamirëse Project Pure Hope, e cila sjell në Britani fëmijë të sëmurë nga Gaza për trajtim që nuk ofrohet atje.

Sipas UNICEF, që nga tetori 2023, mbi 50,000 fëmijë në Gaza janë vrarë ose plagosur për shkak të konflikteve.

Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se qeveria po përshpejton përpjekjet për trajtimin e këtyre fëmijëve, ndërsa një zëdhënës shtoi se po punohet me ritëm të shpejtë për realizimin e këtij plani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit