-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vullkani në Rusi shpërthen për herë të parë në 600 vjet pas tërmetit të fuqishëm

Kryesoret

Vullkani Krasheninnikov në Gadishullin Kamchatka të Rusisë ka shpërthyer për herë të parë në historinë moderne, pas një tërmeti masiv që goditi rajonin. Shpërthimi ndodhi të dielën në mëngjes, duke dërguar një shtyllë hiri rreth 6,000 metra në ajër.

Autoritetet lokale thanë se kjo është shpërthimi i parë i këtij vullkani në 600 vitet e fundit, ndërsa një kupolë lave po formohet dhe reja e hirit vazhdon të rritet nga krateri. Krasheninnikov është pjesë e një rezervati natyror dhe ndodhet rreth 50 km larg kryeqytetit rajonal, Petropavlovsk-Kamchatsky.

Shpërthimi erdhi pas tërmetit të fuqishëm 8.8 ballë që goditi zonën më 30 korrik, duke shkaktuar alarm për cunami dhe evakuime. Pas tij, edhe vullkani Klyuchevskaya Sopka shpërtheu, duke theksuar aktivitetin e shtuar vullkanik në rajon.

Autoritetet paralajmërojnë banorët dhe turistët të qëndrojnë larg vendeve aktive të paktën 10 kilometra për siguri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit