Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me gjetjen e trupi të pajetë të një 55-vjeçari shqiptar.
Ai u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në një rezervuar ujërash të zeza në Dafnes, Heraklion.
55-vjeçari kishte shkaur atje së bashku me kolegun e tij për të kontrolluar nivelin e ujërave të zeza, i cili kishte tejkaluar limitin e lejuar. Gjatë punës, kolegu i tij ka vënë re se 55-vjeçari ishte zhdukur dhe menjëherë ka njoftuar autoritetet.
Zjarrfikësit kanë arritur në vendngjarje dhe kanë nxjerrë trupin e pajetë të shqiptarit nga rezervuari. Ndërkohë po pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të zbuluar shkakun e vdekjes.
U raportua i zhdukur, 55-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në rezervuarin e ujërave të zeza