Granit Xhaka do të jetë kapiten i Sunderland. Këtë e ka konfirmuar me anë të një interviste trajneri i skuadrës angleze, Regis Le Bris.
“Na duhet maturi, kualitet, vazhdimësi dhe përvojë, Graniti i ka të gjitha. Xhaka e bën më të lehtë për lojtarët përreth tij. Me shumë mundësi kapiteni ynë në sezonin e ri do të jetë pikërisht Xhaka”, tha trajneri.