Belind Këlliçi tha se nëse PD do jetë në Parlament në shtator, do i bëjë kundërshti të fortë Kodit të ri Penal.
Për momentin nuk ka plan konkret opozitar, po pritet raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit.
Ai tha se ristrukturimi i PD-së do diskutohet në forume dhe kush ka mendim tjetër duhet ta thotë aty, jo në studio.
Këlliçi kritikoi mungesën e reagimeve të forta nga shoqëria civile dhe tha se opozita do marrë përgjegjësi për çfarë ndodh në Parlament.
Po ashtu, theksoi rëndësinë e raportit të OSBE dhe mungesën e qëndrimit zyrtar nga DASH pas zgjedhjeve.