-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Krizë uji në Prishtinë gjatë të nxehtit ekstrem

Kryesoret

Furnizimi me ujë të pijshëm në Prishtinë me rrethinë po vështirësohet në ditët me temperatura mbi 35 gradë Celsius. Kjo për shkak të konsumit dhe keqpërdorimit të madh të ujit në pika të ulëta.

Zëdhënësja e Ujësjellësit, Arjeta Mjeku bëri të ditur se sapo bien temperaturat nën 30 gradë Celsius, menjëherë stabilizohet furnizimi me ujë të pijshëm.

“Ndalja e ujit ka qenë shkak i temperaturave të larta, sepse ne kemi pasur ujë të mjaftueshëm dhe e kemi shpërndarë në mënyrë të barabartë, por nuk ka arritur në pikat e larta, sepse në vitet ‘60 liqeni i Badocit kishte furnizuar me ujë të pijshëm 39 mijë banorë, ndërsa sot po i njëjti liqe furnizon me ujë të pijshëm dhjetëfishin e këtij numri. Andaj, duhet që konsumatorët të vetëdijesohen që uji të mos keqpërdoret, të përdoret për nevoja shtëpiake dhe jo për destinime të paarsyeshme.”, tha Mjeku për Ekonomia Online.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit